Trajnimi i AKCESK për rritjen e kapaciteteve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme

AKCESK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e  kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në datat  27-28 Mars, organizoi  për këtë qëllim trajnimin dy ditor  me Sektorët e Transportit, Energjisë, Ujit dhe Mbetjeve.

Fokusi kryesor ishte  njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/CT në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi i tij në përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – Simulime reale të incidenteve të sigurisë kibernetike.

 

Mbrojtja Online e Fëmijëve dhe të Rinjve