Trajnim mbi Higjienën Kibernetike dhe Cyber Drill në Shkodër

Në kuadër të përpjekjeve tona për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet në sigurinë kibernetike, AKSK organizoi në Shkodër:
  • Trajnimin për Higjienën Kibernetike me fokus punonjësit e Bashkisë Shkodër, për të përmirësuar praktikat e tyre në mbrojtjen e informacionit dhe parandalimin e kërcënimeve digjitale.
  • Cyber Drill – një simulim dinamik i një sulmi kibernetik, dedikuar ekipeve IT të institucioneve publike dhe private, për të testuar dhe përmirësuar reagimin ndaj incidenteve kibernetike në kohë reale.
Këto aktivitete janë pjesë e një serie trajnimesh dhe simulimesh që AKSK po zhvillon në nivel kombëtar, për të forcuar mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale dhe për të ndërtuar një kulturë më të sigurt digjitale në institucione.

Faleminderit Bashkisë Shkodër për mbështetjen dhe bashkëpunimin në zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm!

#CyberHygiene #CyberDrill #SiguriaDigjitale #AKSK #Shkoder

AKSK organizon trajnim Cyber Drill për mësuesit e TIK Në Gjimanzin ‘Sinan Tafaj’