AKSK organizon trajnim Cyber Drill për mësuesit e TIK Në Gjimanzin ‘Sinan Tafaj’

AKSK organizoi një trajnim Cyber Drill dedikuar mësuesve të Teknologjisë së Informacionit (TIK), duke synuar përgatitjen e tyre për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike në shkolla. Trajnimi, i udhëhequr nga ekspertë të AKSK-së, përfshiu seanca teorike dhe praktike që ndihmuan mësuesit të zhvillojnë aftësitë për të identifikuar dhe menaxhuar incidentet kibernetike, duke krijuar një mjedis më të sigurt digjital për nxënësit.
Kjo nismë, e zhvilluar në Tiranë, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të AKSK-së për të forcuar kulturën e sigurisë kibernetike në sistemin arsimor.
#CyberDrill #AKSK

“Cyber Drill” në Korçë/ Trajnim Praktik për Menaxhimin e Incidenteve Kibernetike nga AKSK