Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë , AKEP dhe me mbështetjen e projektit Cyber Balkans të financuar nga BE, organizoi një workshop për sigurinë kibernetike në rrjetet 5G , me fokus implementimin e praktikave më të mira europiane dhe të 5G Toolbox.
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan tema si korniza rregullatore evropiane dhe shqiptare për teknologjinë 5G, masat efektive për menaxhimin e incidenteve dhe praktikat më të mira të sigurisë së infrastrukturës kritike.
Folës ndërkombëtarë nga Estonia dhe Republika Çeke, së bashku me ekspertë vendas, ndanë njohuri dhe eksperienca të vlefshme duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve lokale dhe rajonale për menaxhimin efektiv të sigurisë në rrjetet 5G.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe diskutimet konstruktive, që ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt digjital për Shqipërinë dhe rajonin!
#CyberSecurity #5G #SiguriaKibernetike #CyberBalkans #AKSK #EU











