Në datën 17 Prill, në qytetin e Kuçovës, AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në gjimnazin “5 Tetori”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në këtë takim u përfshinë nxënësit, mësuesit, psikologia e shkollës, oficeri i sigurisë, drejtoresha, punonjësja sociale dhe zëvendës drejtoresha e mbrojtjes sociale të fëmijëve në Bashkinë Kuçovë.
Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitale në mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.