Siguria Kibernetike Për Startup-et

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Javën Globale të Sipërmarrjes me një sesion informues që theksoi rëndësinë e sigurisë kibernetike për sipërmarrjet e reja.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, znj. Delina Ibrahimaj ndau mbështetjen për startup-et duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së sigurisë kibernetike në çdo fazë të zhvillimit të tyre. Ajo njoftoi gjithashtu hapjen e thirrjeve për aplikime për fondet e dedikuara për vitin 2025.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, ofroi një analizë mbi sfidat që startup-et përballen në fushën e sigurisë kibernetike dhe ofroi udhëzime për përmirësimin e infrastrukturës së tyre digjitale. Ai theksoi mundësitë e shumta që ofron ky sektor dhe inkurajoi të rinjtë të eksplorojnë potencialin e tij për inovacion dhe rritje të biznesit.

Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë praktika dhe strategji për menaxhimin e risqeve dhe mbrojtjen e të dhënave, si dhe rëndësinë e trajnimit për stafin dhe klientët.
#AKSK #SiguriaKibernetike  #IgliTafa #DelinaIbrahimaj 
Vizitë Studimore e Studentëve të Shkencave Kompjuterike nga RIT-Kosovo në AKSK