Në kuadër të rritjes së kapaciteteve dhe aftësimit të studentëve në fushën e sigurisë kibernetike, u zhvillua sot trajnimi “Siguria Kibernetike: Menaxhimi i një incidenti kibernetik” në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës në UET patën mundësinë të mësojnë hapat e domosdoshëm për menaxhimin e incidenteve kibernetike nga ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Pjesë e aktivitetit ishte edhe një Cyber Drill Exercise, ku studentët u përfshinë në simulimin praktik të një incidenti kibernetik.
Siguria kibernetike mbetet një prioritet për të përgatitur brezin e ardhshëm të profesionistëve në këtë fushë.








