Roli i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në Takimin e Kombet e Bashkuara për Pikat e Kontaktit

Në takimin e organizuar nga Kombet e Bashkuara për prezantimin e Drejtorisë Globale të Pikave të Kontaktit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u përfaqësua nga Zv. Drejtorja e Përgjithshme znj. Floreta Faber. Ky takim është një hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit midis shteteve në fushën e sigurisë kibernetike.

Ndërtimi i sistemit global për pikat e kontaktit ka qenë një proces i gjatë i nisur mbi një dekadë më parë dhe ka përfshirë të gjitha shtetet në një diskutim mbi mënyrën e organizimit të sistemeve të reagimit në rastin e një sulmi kibernetik. E organizuar si një platformë online interaktive, pritet që kjo ti shërbejë lidhjes mes vendeve dhe ngritjes së kapaciteteve. Organizimi i tillë global ka synim të shërbejë edhe për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe të përdoret në procesin e zbutjes së konflikteve dhe paqes në botë.
Shqipëria është një nga 91 vendet që janë pjesë e kësaj Drejtorie.

Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve
AKSK