Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-78510 – Microsoft Lexo më shumë →
AKSK

Njoftim për shprehje interesi

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike kërkon të marrë me qira ambiente për përdorim zyra administrative, me këto specifikime teknike dhe kritere kualifikuese si më poshtë vijon:

I. Specifikimet Teknike për ambientin e zyrave administrative:

  1. Sipërfaqja e shfrytëzueshme të jetë idealisht 1500 m²;
  2. Lidhje me rrjetin e ujësjellës kanalizimeve dhe rrjetin elektrik;
  3. Ambjenti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës, në afërsi të Kryeministrisë;
  4. Sipërfaqja të jetë e përshtatshme për zyra administrative.

II. Kriteret e kualifikimit oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:

  1. Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  2. Ofertën, ku të jetë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
  3. Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e ofertuesve individ;
  4. Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambientit (Çertifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi). Në rast se sipërfaqja e ambientit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumentacionin e pronësisë;
  5. Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;
  6. Foto të ambienti për përdorimin e zyrave administrative dhe operacionale

Shënim:

–   Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

–   Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

–   Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kryer verifikimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 04.08.2026, në rrugë elektronike në adresën info@aksk.gov.al ose fizikisht pranë protokollit të institucionit.