Nisja e një Epoke të Re në Bashkëpunimin Kibernetik të Ballkanit Perëndimor: Konferenca e Parë e WB3C në Podgoricë

Në datat 11-12 Qershor 2024, u mbajt konferenca rajonale “Western Balkans Cyber Capacity Center Regional Conference” në Podgoricë, pranë Rektoratit të Universitetit të Malit të Zi, organizuar për herë të parë nga Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C).

Ky aktivitet në nivel rajonal mblodhi ekspertë, politikëbërës dhe funksionarë të sigurisë kibernetike të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat e rritjes së qëndrueshmërisë kibernetike në rajon. Konferenca mbuloi dhe trajtoi temat kundër krimit kibernetik, sigurisë kibernetike, ndikimin e inteligjencës artificiale në sigurinë dhe diplomacinë kibernetike; u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme, u diskutuan praktikat më të mira në lidhje me situatat kritike me të cilat përballen vendet në zhvillim.

Të pranishëm nga Republika e Shqipërisë ishin përfaqësues të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Policia e Shtetit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, Departamenti i Administratës Publike (DAP) dhe Posta Shqiptare.
AKSK përgëzon qendrën WB3C për misionin e saj për forcimin e bashkëpunimit në rajon në fushën e sigurisë kibernetike.

 
Buletini Javor 10-14 Qershor 2024