Në datën 24 Prill, në qytetin e Gramshit, AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në Shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, takimin e radhës ndërgjegjësues për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në këtë takim u përfshinë nxënësit, mësuesit, drejtoresha e shkollës, psikologia, punonjës nga shërbimi social dhe oficeri i sigurisë.
Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitale në mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.

