Fituesja e Konkursit “Sinjalizuesit e Besuar të Internetit 2024”

Me krenari njoftojmë për suksesin e një prej eksperteve të AKSK, Ermela Cekani, e cila u shpall fituese e konkursit “Sinjalizuesit e Besuar të Internetit 2024” të organizuar nga Akademia e Sinjalizuesve të Besuar në kuadër të programit “Fuqizimi i rrjetit të Sinjalizuesve të Besuar për një ekosistem kibernetik të sigurt kundër ekstremizmit të dhunshëm.” Me më shumë se 130 raportime për materiale të dëmshme që promovojnë ekstremizmin e dhunshëm në platformat kryesore sociale, përpjekja e saj e vazhdueshme ka kontribuar në bllokimin e përmbajtjeve të rrezikshme nga ofruesit e rrjeteve sociale.

Falënderojmë partnerët tanë për mbështetjen dhe organizimin e eventeve të tilla, veçanërisht Akademinë e Studimeve Politike, Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë dhe Qendrën Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

 
Oficerët e Sigurisë Në Shkolla Trajnohen mbi Higjienën Kibernetike