Sulmet Phishing po evoluojnë me zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, duke përdorur teknika gjithnjë e më të sofistikuara për të manipuluar përdoruesit dhe për të komprometuar sigurinë e informacionit.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon webinarin “Phishing 2.0: Teknikat e reja në epokën e Inteligjencës Artificiale”, i fokusuar në kërcënimet e reja kibernetike që lidhen me përdorimin e AI dhe mënyrat e identifikimit dhe parandalimit të tyre.
Gjatë webinarit, pjesëmarrësit do të njihen me teknikat e manipulimit psikologjik, përdorimin e teknologjive deepfake dhe klonimit të zërit në sulmet Phishing, raste reale ndërkombëtare, si dhe tendencat e vëzhguara në Shqipëri. Gjithashtu, do të trajtohet roli i Inteligjencës Artificiale në mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve dhe masat praktike parandaluese për punonjësit e administratës publike.
Data: 28 Tetor 2026
Ora: 10:00–11:00
Trajnues: Arbri Muça