Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton të merrni pjesë në webinarin online me temë: “Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik”
Ky webinar do të fokusohet në rëndësinë e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të rreziqeve kibernetike në një mjedis digjital gjithnjë e më kompleks, duke trajtuar konceptet kryesore, standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira për forcimin e sigurisë kibernetike në organizata.
Trajnues: Ervin Molla
Data: 14 Maj 2026
Ora: 15:00 – 16:00
Nëpërmjet këtij webinari pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me:
-Peizazhin lokal të kërcënimeve dhe kontekstin global të sigurisë kibernetike;
-Konceptet themelore të rrezikut kibernetik;
-Procesin e menaxhimit dhe vlerësimit të rrezikut;
-Kornizat dhe standardet ndërkombëtare të menaxhimit të rrezikut;
-Kulturën e sigurisë kibernetike dhe trendet e ardhshme teknologjike.
Webinari është i hapur për profesionistë, studentë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve dhe shërbimeve digjitale.
Link i regjistrimit: Menaxhimi i Rrezikut Kibernetik | Webinar
#AKSK #Webinar