Webinar Online me Temë: “Demonstrim Praktik: Web Application Penetration Testing”

When

29.04.2026    
12:00 am

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton të merrni pjesë në webinarin me temë:

“Demonstrim Praktik: Web Application Penetration Testing”

Ky webinar do të fokusohet në aspektet praktike të testimit të sigurisë së aplikacioneve web, duke trajtuar hapat kryesorë të një procesi penetration testing, nga faza e mbledhjes së informacionit deri te identifikimi dhe analizimi i dobësive, si dhe përdorimi i teknikave moderne për automatizim.

Trajnues: Kevin Mamaj
Data: 29 Prill 2026
Ora: 15:00 – 16:00

Gjatë këtij sesioni do të trajtohen:

  • Çfarë është penetration testing dhe roli i tij në sigurinë kibernetike;
  • Si realizohet faza e Recon & Information Gathering gjatë një Web Application Pentest;
  • Cilat janë dobësitë më të zakonshme që identifikohen gjatë testimit të sigurisë së aplikacioneve web;
  • Cilat janë teknikat kryesore dhe mënyrat e shfrytëzimit të dobësive të identifikuara;
  • Automatizimi i penetration testing përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.

Webinari është i hapur për profesionistë, studentë dhe të gjithë të interesuarit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve digjitale.

Talent Club