"SIGURIA E INFORMACIONIT FINANCIAR, PRIORITET AKTUAL I AKCESK"

“Siguria e Informacionit Financiar, Priroritet Aktual i AKCESK”

“Siguria e Informacionit Financiar, Priroritet Aktual i AKCESK”

When

22.12.2022    
12:00 am

Event Type

Në datën 21 Dhjetor, Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK, njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për sigurinë kibernetike Z. Igli Tafa, zhvilloi takimin me temë “Siguria e informacionit financiar, prioritet aktual i AKCESK”, me pjesëmarrës nga drejtuesit më të lartë të sigurisë në sektorët bankar dhe financiar.

Qëllimi i takimit ishte adresimi i nevojës së aplikimit të masave shtesë për mbrojtjen dhe sigurimin e informacionit financiar të qytetarëve, si fokus i Qeverisë Shqiptare dhe prioritet aktual i AKCESK.

Përgjatë takimit, u theksua nevoja për burime njerëzore të kualifikuara për të mbuluar funksionet e sigurisë së informacionit, si dhe nevoja për transparencë dhe shkëmbim informacioni në rast incidentesh kibernetike që prekin infrastrukturat kritike të informacionit në nivel kombëtar.

Drejtori i përgjithshëm i AKCESK, rekomandoi disa masa kryesore për pjesëmarrësit, për rritjen e nivelit të sigurisë, si dhe nevojën për ngritjen e CSIRT Bankar / Sektorial, duke pasur një SOC të përbashkët, për të parandaluar incidentet. Gjithashtu, Z.Tafa konfirmoi se njoftimi i publikut në rast incidentesh është i nevojshëm për të shmangur panikun dhe hamendësimet rreth situatës.

Takimi u përmbyll me vendosjen e objektivave të përbashkët për rritjen e nivelit të sigurisë për mbrojtjen e informacionit financiar të qytetarëve, në terma të rritjes së transparencës, ngritjes së kanaleve të sigurta të komunikimit dhe forcimit të besimit.