Talentët e ECSC Team Albania nisen drejt Bochum-it, Gjermani, për të përfaqësuar Shqipërinë në European Cyber Security Challenge 2026, një nga kompeticionet më të rëndësishme evropiane për të rinjtë në fushën e sigurisë kibernetike.
Nga 12 deri më 16 tetor, ekipet pjesëmarrëse do të përballen në sfida teknike të formatit Capture the Flag (CTF), ku do të testojnë aftësitë e tyre në kriptografi, sigurinë e sistemeve, identifikimin e cenueshmërive dhe zgjidhjen e problemeve komplekse.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), si organizator kombëtar i konkursit për Shqipërinë, ka koordinuar përzgjedhjen dhe përgatitjen e ekipit shqiptar për këtë garë evropiane.
Falënderojmë GIZ Albania, United Nations Development Programme in Albania, Valbona Resort & SPA, UPay Albania dhe Unionnet – Western Union për mbështetjen e ECSC Team Albania dhe kontributin në zhvillimin e talenteve të reja.
Forca, Team Albania!
