Sot, në Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, u zhvillua takimi bilateral me Këshillin Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) lidhur me nevojat e vendit në fushën e sigurisë kibernetike. Përfaqësuesit e AKSK, AKSHI, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE), Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), Policisë së Shtetit prezantuan situatën aktuale të sigurisë kibernetike në vend si dhe adresuan nevojat në këtë drejtim.
Diskutimet u përqendruan edhe mbi krijimin e bazës rajonale të të dhënave për projektet e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor. Ky takim ishte pjesë e një nisme të përbashkët të Komisionit Europian (KE), Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Integrative Internal Security Governance (IISG), me qëllim koordinimin dhe forcimin e kapaciteteve kibernetike në rajon.