Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

Cyber Drill i AKSK me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në UAMD Durrës

Ekspertë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan sot një Cyber Drill me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike. Gjatë këtij aktiviteti, studentët u përfshinë në mënyrë praktike në analizë të kërcënimeve dhe zgjidhjen e incidenteve në kohë reale.

Këto trajnime jo vetëm që forcojnë kapacitetet teknike të të rinjve, por janë edhe një mundësi për të zbuluar talente në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes këtij bashkëpunimi me universitetet, synojmë të krijojmë një rrjet të fortë ekspertësh të ardhshëm që do të kontribuojnë në mbrojtjen digjitale të vendit tonë.

#CyberDrill #SiguriKibernetike #AKSK

Shpërndaj Postimin