Ekspertë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilluan sot një Cyber Drill me studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, ku u simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike. Gjatë këtij aktiviteti, studentët u përfshinë në mënyrë praktike në analizë të kërcënimeve dhe zgjidhjen e incidenteve në kohë reale.
Këto trajnime jo vetëm që forcojnë kapacitetet teknike të të rinjve, por janë edhe një mundësi për të zbuluar talente në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes këtij bashkëpunimi me universitetet, synojmë të krijojmë një rrjet të fortë ekspertësh të ardhshëm që do të kontribuojnë në mbrojtjen digjitale të vendit tonë.
#CyberDrill #SiguriKibernetike #AKSK




