Një cenueshmëri Cross-Site Scripting është identifikuar në runtime dhe compiler të Angular. Përdorimi i funksionalitetit të ndërkombëtarizimit në atribute të ndjeshme mund të anashkalojë mekanizmin e integruar të sanitizimit dhe t’i mundësojë një sulmuesi injektimin e skripteve keqdashëse.
MASAT E REKOMANDUARA
Rekomandohet përditësimi i Angular në versionin 19.2.20, 20.3.18, 21.2.4 ose 22.0.0-next.3 dhe në versione më të reja, sipas degës që përdoret.