AKSK Zhvillon Trajnimin për Sigurinë Kibernetike në Vlorë për Punonjësit e Bashkisë

Në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme për forcimin e sigurisë kibernetike në administratat lokale, këtë herë ekspertët tanë të AKSK ishin në Vlorë për një trajnim mbi higjienën kibernetike me punonjësit e kësaj bashkie.
Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e aftësive praktike të punonjësve për mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimin e sigurt të sistemeve digjitale. Përmes këtyre nismave, synojmë ndërtimin e një administrate publike të aftë për të përballuar sfidat kibernetike të kohës, duke garantuar që të dhënat dhe privatësia e qytetarëve të trajtohen me përgjegjshmërinë dhe sigurinë që ata meritojnë.
Falënderojmë kryetarin z. Ermal Dredha dhe Bashkinë e Vlorës për pritjen dhe mbështetjen e tyre në organizimin e këtij aktiviteti, duke treguar vlerësimin dhe përkushtimin për sigurinë kibernetike si një prioritet i përbashkët për një administratë më të fortë dhe të sigurt.
#CyberHygiene #SiguriaKibernetike #AKSK
Rritja e kapaciteteve në sigurinë kibernetike: AKSK trajnon studentët e UET