Për të ndërtuar një rrjet të qëndrueshëm të profesionistëve të rinj në fushën e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, AKSK organizoi një aktivitet online me pjesëmarrësit e WB Cyber Camp 2024.
Gjatë aktivitetit, studentët ndanë përvojat e tyre dhe theksuan rëndësinë e rrjetëzimit profesional, ndërsa ekspertët e AKSK-së, përmes skenarëve të posaçëm, i trajnuan në zgjidhjen e incidenteve të ndryshme duke përdorur platformën e simulimeve Cyber Drill.
Ky aktivitet konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe AKSK-së për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike.
WB Cyber Camp, i zhvilluar nga AKSK gjatë datave 10-12 maj 2024 në Gjirin e Lalzit, mblodhi 60 studentë, përfaqësues të CSIRT-eve kombëtare dhe akademisë nga 6 ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.