AKSK zhvilloi takim ndërgjegjësues me nxënësit mbi sigurinë në internet dhe rreziqet online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” një takim ndërgjegjësues me nxënësit mbi sigurinë në internet dhe rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe ASHDMF, me qëllim edukimin e të rinjve për një qasje më të sigurt dhe të përgjegjshme në hapësirën digjitale.

Së bashku, mund të krijojmë një mjedis online më të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë tanë.
AKSK krijon Laboratorin e Sigurisë Kibernetike: Platformë Simuluese për Trajnim dhe Përgatitje ndaj Kërcënimeve Digjitale