AKSK trajnon studentët e Universiteteve pranë One Albania

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi në datë 14 Maj pranë ambienteve të kompanisë One Albania trajnim me studentë praktikantë nga Universitete të ndryshme. Ky trajnim u udhëhoq nga ekspertë të Autoritetit ku u diskutuan tematikat mbi:

  • Sigurinë Kibernetike
  • Menaxhimin e një incidenti kibernetik ku u shpjeguan se cilat janë hapat që ndërmerren gjatë menaxhimit të një incidenti kibernetik
  • Pjesa praktike (Cyber Drill Exercise) ku u krye një simulim i rasteve të një incidenti kibernetik

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e kapaciteteve të studentëve dhe aftësimi i tyre në fushën e sigurisë kibernetike.

 

AKSK Trajnon Studentët e Universitetit Epoka për Sigurinë Kibernetike
AKSK