Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

AKSK trajnon përfaqësuesit e infrastrukturave kritike dhe institucioneve të pavarura për përdorimin e teknologjive alternative dhe Open Source.

Në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike të AKSK u zhvillua një trajnim për përfaqësuesit e infrastrukturave kritike dhe institucioneve të pavarura, me fokus në rritjen e kapaciteteve teknike për përdorimin e teknologjive alternative dhe platformave Open Source.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në një simulim Live-Fire, ku testuan aftësitë e tyre për të identifikuar dhe reaguar ndaj sulmeve kibernetike duke përdorur mjete si Firewall, SIEM, EDR, WAF, IDS/IPS dhe sisteme monitorimi.
Ky trajnim është pjesë e angazhimit të AKSK për zhvillimin e ekspertizës teknike dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme për përballimin e sfidave kibernetike në sektorët kyç.
#LabAKSK #CyberSecurity #SiguriaKibernetike

 

Shpërndaj Postimin