Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Lajme

AKSK Priti Vizitën e Zyrtarëve të SHBA-së për Forcimin e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri

AKSK pati kënaqësinë të mirëpriste pranë ambienteve të autoritetit, znj. Liesyl Franz, Asistente Sekretare për Hapësirën Ndërkombëtare Kibernetike dhe Sigurinë Ndërkombëtare të Hapësirës Kibernetike në SHBA.
Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, znj. Franz u takua me Drejtorin e Përgjithshëm, z. Tafa, dhe diskutuan mbi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së si partner strategjik në forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë. Ky angazhim thekson rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve teknike të ekspertëve shqiptarë, duke përfshirë programe të mbështetura nga Departamenti Amerikan i Shtetit që synojnë forcimin e infrastrukturave kritike të informacionit.
Me këtë bashkëpunim, jemi të përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi të sigurt kibernetik që mbështet zhvillimin dhe stabilitetin digjital të Shqipërisë.

Shpërndaj Postimin