Në datat 9-10 Maj Zyra Rajonale e UNDP-së në një bashkëpunim me Zyrën e UNDP-së në Shqipëri organizuan në Tiranë Workshopin për Gjendjen dhe Nevojat për Sigurinë Kibernetike në Rajonin e Ballkanit.
Në këtë event morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) Z. Igli Tafa, përfaqësues nga zyrat e UNDP-së nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia , Gjeorgjia , Znj. Monica Merino përfaqësuese e UNDP Albania , Z. Sokol Haxhiu drejtor i Critical Infrastructure Digitalization and Resilience (CIDR) Albania si edhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
U diskutua mundësia e hartimit të një programi rajonal për përgjigje ndaj sfidave të sigurisë kibernetike i cili synon të ndajë njohuritë dhe përvojën në adresimin e këtyre nevojave, duke përfshirë identifikimin e sektorëve kyç për tu angazhuar dhe për tu mbështetur.