Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK dhe TBU nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Tirana Business University (TBU) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, me synimin për të nxitur edukimin, trajnimin dhe kërkimin në fushën e sigurisë kibernetike. Në kuadër të këtij partneriteti, u organizua edhe një takim midis Drejtorit të Përgjithshëm të AKSK, z. Igli Tafa, dhe stafit drejtues të TBU, ku u diskutuan prioritetet, objektivat dhe hapat konkretë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.

Marrëveshja parashikon zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve, seminareve dhe projekteve praktike, të cilat synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e aftësive të studentëve dhe stafit akademik për t’u përballur me sfidat e mjedisit digjital.

Shpërndaj Postimin