Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Bashkinë Fier, organizoi trajnimin mbi Higjenën Kibernetike për të gjithë nëpunësit e bashkisë dhe simulimet Cyber Drill për stafin IT të administratës vendore në këtë qytet.
Përmes ushtrimeve Cyber Drill punonjësit IT testuan aftësitë teknike në mbrojtjen e infrastrukturave nga kërcënimet kibernetike.
Aktivitete të tilla kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike dhe promovimin e praktikave më të mira për administratën publike.