Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Protik Innovation Center. Kjo marrëveshje synon rritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike, duke ofruar:
- Programe të dedikuara trajnimi për ekspertë të rinj dhe profesionistë të fushës.
- Praktika pune përmes programit MIP, që lidh njohuritë teorike me aplikimin praktik në projekte reale.
Ky bashkëpunim i hap rrugën zhvillimit të mëtejshëm të talenteve lokale dhe krijimit të një komuniteti të qëndrueshëm ekspertësh në sigurinë kibernetike, duke përforcuar pozicionin e Shqipërisë në mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.
#AKSK #AADF #ProtikInnovationCenter #SiguriaKibernetike