Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike organizoi dy ditë rradhazi, me të gjitha Infrastrukturat Kritike të Informacionit të ndara sipas sektorëve, trajnimin e thelluar për “Menaxhimin e incidentit kibernetik”, në përmbushje të objektivave të “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2020-2025”.
Qëllimi i trajnimit është në vazhdën e rritjes së kapaciteteve profesionale të nevojshme për operatorët e infrastrukturave kritike në Shqipëri, si një ndër objektivat kryesore të Autoritetit. Gjithashtu, u organizua stërvitje kibernetike me skenarë të mbështetur në praktikat më të mira.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim edhe me One Telecommunication dhe Albtelecom.