RRITJA E KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE
Në datën 17.03.2023, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht edhe Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Z. Igli Tafa zhvilloi pranë zyrave të AKCESK, një takim me përfaqësues të DAI dhe USAID.
Takimi u zhvillua në funksion të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes të DAI dhe USAID, në terma të ngritjes së kapaciteteve teknike dhe profesionale të strukturave përgjegjëse të sigurisë kibernetike në disa prej infrastrukturave kritike të informacionit në Shqipëri, si sektorët energjetik dhe qeveritar.