Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-109619 – Remote Code Execution (PHP2Shell) Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK nis fazën e dytë të Cybersecurity Talent Club me fokus sipërmarrjen në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Startup Albania, nisi fazën e dytë të Cybersecurity Talent Club. Përmes “Cyber Startup”, të rinjtë do të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse për t’i kthyer idetë e tyre në produkte dhe shërbime që u përgjigjen nevojave të tregut në sigurinë kibernetike.
AKSK e krijoi klubin për t’u dhënë nxënësve dhe studentëve mundësinë të mësojnë nga profesionistët e fushës dhe të zbatojnë njohuritë e tyre në praktikë. Gjatë fazës së parë, pjesëmarrësit u njohën me reagimin ndaj incidenteve kibernetike, zgjidhën sfida teknike dhe punuan mbi idetë e para për produkte në këtë fushë.
Takimi hapës i fazës së dytë, “Nga ideja tek problemi real”, u përqendrua te mënyra se si vlerësohet një ide për startup. Të rinjtë diskutuan si të përcaktojnë problemin që synojnë të zgjidhin, të identifikojnë klientët e mundshëm dhe të analizojnë konkurrencën për të kuptuar çfarë vlere do të sillte zgjidhja e tyre.

 

Shpërndaj Postimin