Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-109619 – Remote Code Execution (PHP2Shell) Lexo më shumë →
Të Reja

AKSK–MITRE, drejt zgjerimit të bashkëpunimit në sigurinë kibernetike

Bashkëpunimi me partnerët amerikanë për forcimin e sigurisë kibernetike ishte në qendër të takimeve të zhvilluara në MITRE në Washington, D.C., nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Bledar Kazia.

Gjatë vizitës zyrtare, përfaqësuesit e AKSK-së u pritën nga drejtues dhe ekspertë të MITRE, një nga organizatat kryesore amerikane në fushën e kërkimit, inovacionit dhe sigurisë kibernetike. Takimet ofruan mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar fusha konkrete bashkëpunimi mes dy institucioneve.
Vëmendje e veçantë iu kushtua mbrojtjes së infrastrukturës kritike, analizës së kërcënimeve kibernetike dhe shkëmbimit të ekspertizës e të praktikave më të mira ndërkombëtare. Diskutimet trajtuan gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve profesionale për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë në një mjedis digjital gjithnjë e më kompleks.
Palët shprehën interes të përbashkët për ta thelluar partneritetin përmes trajnimeve të specializuara, programeve për ngritjen e kapaciteteve dhe nismave të përbashkëta që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike.

Shpërndaj Postimin