Webinar online me temë “Rreziqet e Inteligjencës Artificiale për Sigurinë Kibernetike”

Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si përdorim teknologjinë, por njëkohësisht po krijon edhe forma të reja rreziku në hapësirën kibernetike.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon webinarin online me temë “Rreziqet e Inteligjencës Artificiale për Sigurinë Kibernetike”, ku do të trajtohen kërcënimet që lidhen me përdorimin keqdashës të AI, si dhe masat që ndihmojnë në mbrojtjen e sistemeve, të dhënave dhe privatësisë.

Gjatë webinarit do të diskutohen:

🔹 AI si mjet për sulmuesit kibernetikë;
🔹 Deepfake dhe manipulimi digjital;
🔹 Rreziqet ndaj privatësisë dhe të dhënave;
🔹 Sulmet ndaj sistemeve të Inteligjencës Artificiale;
🔹 Masat mbrojtëse dhe përdorimi i sigurt i AI.

📅 25 qershor 2026
🕒 15:00–16:00
👤 Trajnues: Kevin Mamaj

Regjistrohuni në linkun: https://events.teams.microsoft.com/event/1b13f016-6d39-46ef-8221-9de9e434494d@f5d8b812-606a-42ba-8cf9-3371cfe29c72

Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri–Spanjë në fushën e sigurisë kibernetike / Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së pret Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri.