Siguria Kibernetike, Inteligjenca Artificiale dhe Bashkëpunimi Rajonal në Fokus të Diskutimeve në Western Balkans Cyber Camp 2026

Western Balkans Cyber Camp 2026 nisi me një seri fjalësh përshëndetëse, panelesh diskutimi dhe sesionesh ekspertësh, të fokusuara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe adresimin e sfidave në zhvillim të sigurisë kibernetike me të cilat përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi qëndrueshmërinë kibernetike, kërcënimet e nxitura nga inteligjenca artificiale, sigurinë ofensive, transformimin digjital dhe rëndësinë gjithnjë në rritje të mbrojtjes së infrastrukturave kritike digjitale në një rajon gjithnjë e më të ndërlidhur.

Gjatë fjalës së tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së, Bledar Kazia, theksoi se siguria kibernetike sot shkon përtej dimensionit teknik, duke u lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të njohurive dhe forcimit të lidhjeve mes profesionistëve të rinj në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar pjesëmarrësit që WBCC 2026 ta shfrytëzojnë jo vetëm si një hapësirë për të mësuar dhe zhvilluar ushtrime kibernetike, por edhe si një mundësi për të ndërtuar bashkëpunim afatgjatë dhe për të shkëmbyer eksperienca përtej kufijve.

Folësit përgjatë sesioneve theksuan gjithashtu rolin thelbësor të profesionistëve të rinj, inovacionit, besimit dhe kapitalit njerëzor në ndërtimin e shoqërive digjitale të sigurta dhe të qëndrueshme, duke inkurajuar pjesëmarrësit të vijojnë forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit rajonal edhe përtej kampit.

AKSK shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë folësit, ekspertët, pjesëmarrësit dhe partnerët që kontribuuan në organizimin e WBCC 2026, veçanërisht GIZ, Western Balkans Cyber Capacity Center (WB3C), Regional Cooperation Council (RCC) dhe OSCE Presence in Albania, për mbështetjen e vazhdueshme në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjes së kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike në rajon.

 

AKSK pjesë e ushtrimit më të madh global në sigurinë kibernetike