Cybersecurity Talent Club – Ideathon: Nga Ideja te Produkti në Sigurinë Kibernetike

Cybersecurity Talent Club vijoi me takimin e radhës, këtë herë në formatin Ideathon, duke shënuar një tjetër hap në zhvillimin praktik të pjesëmarrësve dhe në përgatitjen e tyre për fazën përmbyllëse të programit. Pas një serie sesionesh me fokus ndërtimin e njohurive dhe aftësive praktike, ky takim u përqendrua te prezantimi i ideve nga vetë pjesëmarrësit, të cilët sollën propozime konkrete dhe të orientuara drejt zgjidhjeve në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të mendimeve me ekspertë të fushës, idetë u pasuruan dhe u orientuan më tej, duke i afruar drejt një forme më të plotë për prezantimin final.AKSK falënderon Startup Albania, ProTik, Piramidën e Tiranës dhe Innovation Hub për mbështetjen në realizimin e këtij eventi.

AKSK dhe ITU thellojnë partneritetin për sigurinë kibernetike