Zhvillohet takim ndërgjegjësues mbi sigurinë digjitale për nxënësit e Shkollës Artistike “Jorndan Misja”

Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në institucionet arsimore, u zhvillua këtë herë një takim informues me nxënësit e Shkollës Artistike “Jordan Misja”, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), me fokus rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në hapësirën digjitale.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan rreziqet më të shpeshta online që prekin të rinjtë, mbrojtja e të dhënave personale, sjellja e përgjegjshme në rrjetet sociale si dhe ndikimi i mjedisit digjital në jetën dhe krijimtarinë e tyre.

Këto takime synojnë të forcojnë kulturën e sigurisë digjitale që në moshë të hershme dhe të nxisin përdorimin e sigurt e të ndërgjegjshëm të teknologjisë, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për informim dhe ndërgjegjësim në shkolla.

Nxënës nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi” Elbasan vizitojnë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike