Webinar Online me Temë “Hakerat kanë nisur sezonin e gjuetisë. Përgatitu që të mos jesh preja e radhës.”

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon webinar-in përmbyllës të vitit 2025, të udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Igli Tafa, me fokus rritjen e sigurisë digjitale gjatë periudhës së festave, një sezon kur hakerat janë më aktivë dhe sulmet kibernetike shtohen ndjeshëm.

Gjatë webinar-it do të shpjegohet pse fundviti është periudha më e ndjeshme për sulme kibernetike, cilat janë trendet kryesore të mashtrimeve online dhe si shpërqendrimi i festave e rrit cenueshmërinë e përdoruesve. Mënyrat e menaxhimit të kërcënimeve kibernetike ndaj institucioneve publike dhe private nga aktorë keqdashës që shfrytëzojnë teknologjitë e avancuara si AI dhe Quantum do të trajtohet gjithashtu si një element kyç. Përmes shembujve praktikë dhe situatave reale, webinari do të ofrojë këshilla konkrete për qytetarët dhe bizneset që duan të hyjnë në vitin 2026 më të sigurt.

Fokusi do të jetë gjithashtu te praktikat kryesore të sigurisë digjitale: menaxhimi i fjalëkalimeve dhe identiteteve, praktikat e komunikimit të brendshëm në biznese, si dhe hapat e thjeshtë që çdo përdorues mund të ndërmarrë për të reduktuar rrezikun.

Webinar-i është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Përfundon me sukses Faza e Tretë e Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike