Shpallen fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen e gjerë dhe të përfshijë talentet e reja në zhvillimin e aftësive praktike në fushën e sigurisë kibernetike.

Në fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i AKSK, z. Igli Tafa, vlerësoi përkushtimin dhe performancën e pjesëmarrësve, duke theksuar se përmes kësaj maratone po ndërtohet një kulturë bashkëpunimi, zhvillimi profesional dhe motivimi për gjeneratat e ardhshme të ekspertëve kibernetikë.

Në përfundim të fazës së parë, u shpallën fituesit në dy kategori: universitetet dhe studentët, të cilët u dalluan për rezultatet e tyre në platformën SimSpace.

Renditja për universitetet:

  1. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti i Tiranës
  2. Universiteti New York Tirana
  3. Akademia e Forcave të Armatosura

Renditja për studentët:

  1. Orgito Leka
  2. Earta Joca
  3. Sidrit Dervishi

Rezultatet e kësaj faze pasqyrojnë përkushtimin e të rinjve për të avancuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe rolin që universitetet po marrin në përgatitjen e kapaciteteve të reja profesionale, në përputhje me vizionin e AKSK për zhvillimin e qëndrueshëm të ekosistemit digjital të vendit.

       

 

Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit në fushën e sigurisë kibernetike