AKSK dhe Ambasada Italiane në Tiranë thellojnë bashkëpunimin për sigurinë digjitale

Në kuadër të forcimit të partneritetit mes Shqipërisë dhe Italisë, Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, priti në një takim Zëvendës Ambasadorin italian në Tiranë, z. Pierluigi Simonetti.

Diskutimet u përqendruan tek rëndësia e vijimit të bashkëpunimit të ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes dy vendeve. Palët ranë dakord për hartimin e një plani të detajuar që përcakton fushat konkrete të bashkëpunimit, me synim forcimin e qëndrueshëm të sigurisë digjitale.

Në takim u theksua gjithashtu nevoja për shkëmbim të vazhdueshëm të ekspertizës mes dy vendeve, si një bazë e fortë për forcimin e kapaciteteve të përbashkëta.

Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2025