Përdorim i sigurt i internetit / AKSK zhvillon aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës ‘Dëshmorët e Lirisë’

Me nisjen e vitit të ri shkollor, AKSK vijon misionin për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë kibernetike tek fëmijët dhe të rinjtë.

Në një takim të zhvilluar me nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, u diskutua mbi përdorimin e sigurt të internetit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe mënyrat për të shmangur rreziqet online.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (ASHDMF), duke përforcuar përpjekjet e përbashkëta për një hapësirë digjitale më të sigurt për gjeneratat e reja.
AKSK zhvillon stërvitje dy ditore me kompaninë CPX për forcimin e sigurisë kibernetike