AKSK zhvillon stërvitje dy ditore me kompaninë CPX për forcimin e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në kuadër të bashkëpunimit strategjik me Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvilloi për dy ditë me radhë një ushtrim praktik me përfaqësues të kompanisë CPX.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte forcimi i kapaciteteve institucionale dhe ndërsektoriale për parandalimin, reagimin dhe rikuperimin nga incidentet kibernetike, duke rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturave kritike dhe besimin e qytetarëve në shërbimet digjitale.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtyre stërvitjeve, të cilat jo vetëm rrisin gatishmërinë e ekipeve teknike, por edhe forcojnë sigurinë kombëtare në një kohë kur sfidat kibernetike janë gjithnjë e më komplekse dhe me ndikim ndërkombëtar.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm dhe të besueshëm kibernetik, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

#AKSK #CyberSecurity #Resilience #Albania

Diplo 2025/ Siguria Kibernetike Në Fokus Të Diskutimeve