Gjithëpërfshirja në Sigurinë Kibernetike/ AKSK zhvillon aktivitet ndërgjegjësues në Elbasan

Në kuadër të angazhimit për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë digjitale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi në Elbasan një aktivitet ndërgjegjësues për personat me nevoja të veçanta.

Ky takim solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në fushën e sigurisë kibernetike, duke ofruar këshilla praktike për mbrojtjen nga rreziqet në internet dhe ndërtimin e zakoneve të sigurta në përdorimin e teknologjisë.

Luani, ambasador i AKSK, u bashkua me ekipin e trajnuesve për të ndarë përvojën e tij dhe për të motivuar pjesëmarrësit me shembullin personal.

Mirënjohje të veçantë për kompanitë dhe organizatat mbështetëse që janë bërë pjesë e këtij misioni të përbashkët për një internet më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës.
Pushimet Verore dhe Siguria Kibernetike: Një Kujtesë e Nevojshme për të Gjithë Përdoruesit