Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti një delegacion nga Kanadaja, i përbërë nga z. Gregory Bunghardt, Drejtor i Politikave për Sigurinë Kibernetike në Departamentin e Sigurisë Publike të Kanadasë, dhe z. Yves Belliveau, Sekretar i Parë në Ambasadën e Kanadasë. Takimi u përqendrua në ndarjen e praktikave më të mira dhe diskutimin mbi sfidat kryesore të sigurisë kibernetike, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kanadaja dhe Shqipëria, si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Kërcënime Hibride (Hybrid CoE), ndajnë të njëjtin angazhim për mbrojtjen e hapësirës kibernetike dhe adresimin e kërcënimeve hibride. Ky takim rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një mjedis më të sigurt dhe të qëndrueshëm kibernetik.