Trajnimi Dy-Ditor “Phishing & Ransomware Response: TTX” Forcon Aftësitë e Profesionistëve të Sigurisë Kibernetike në Menaxhimin e Incidenteve, me Mbështetje nga Partnerët Ndërkombëtarë

Grupi i dytë i profesionistëve të sigurisë kibernetike nga sektori publik dhe priivat, përmbylli me sukses trajnimin dy-ditor “Phishing & Ransomware Response: TTX”. Pjesëmarrësit patën mundësinë të angazhohen në ushtrime interaktive për të forcuar aftësitë e tyre në menaxhimin e incidenteve dhe reagimin ndaj krizave. Ata përdorën një platformë të re për simulime të situatave reale, që ndihmon në rritjen e kapacitetit për të parandaluar dhe përballuar me sukses kërcënimet kibernetike si phishing dhe ransomware.

Një falënderim i veçantë shkon për partnerët tanë Departamentin Amerikan të Shtetit, CRDF Global, CYSEG dhe MAGMA, për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm.
#CyberSecurity #AKSK #SiguriaKibernetike #TTX #CRDFGlobal #CYSEG #MAGMA 
Forumi One Tech: Ekspertët Diskutojnë për Mbrojtjen Kibernetike dhe Sfidat e Ardhshme, Igli Tafa Thekson Rëndësinë e Kuadrit Ligjor dhe Bashkëpunimit Edukativ