AKSK mori pjesë në trajnim teknik “Ndërtimi i Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor” në Prishtinë më 16-17 Shtator 2024. Trajnimi u fokusua në identifikimin, analizimin dhe trajtimin e kërcënimeve kibernetike me mjete moderne të inteligjencës.
Korporata MITRE ofroi trajnime mbi standardin NIST, duke forcuar bashkëpunimin midis sektorit publik dhe privat. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe ngritja e praktikave të qëndrueshme për menaxhimin e kërcënimeve në hapësirën kibernetike.