Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Rekomandime

AKSK mori pjesë në Takimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale (MISWG), të organizuar për herë të parë në Shqipëri.

AKSK mori pjesë në Takimin e Grupit Ndërkombëtar të Punës për Sigurinë Industriale (MISWG), të organizuar për herë të parë në Shqipëri. Me pjesëmarrjen e 38 shteteve dhe 5 organizatave ndërkombëtare, përfshirë #NATO dhe BE, ky event i rëndësishëm solli në vëmendje sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë kibernetike dhe industriale.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike prezantoi strategjinë e tij për krijimin e një ekosistemi më të sigurt kibernetik, mbrojtjen e infrastrukturave kritike dhe rritjen e ndërgjegjësimit kombëtar për kërcënimet në rritje të sigurisë kibernetike.
Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritete të forta, për të mbrojtur informacionin e klasifikuar dhe për të përmirësuar praktikat e sigurisë.

Shpërndaj Postimin