AKSK, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi eventin Cyber Fortress më 23-24 korrik. Ky aktivitet dy-ditor bashkoi ekspertë të sigurisë kibernetike nga Shqipëria dhe Kosova në një simulim të incidenteve kibernetike, duke përdorur skenarë të ndryshëm dhe sfidues.
Pjesëmarrësit, të ndarë në ekipe, konkuruan për të zgjidhur skenarët e incidenteve kibernetike, duke u fokusuar në krijimin e zgjidhjeve, në vlerësimin dhe diskutimin e tyre për të arritur rezultatet më të mira.
Aktivitete të tilla janë tejet të rëndësishme për përgatitjen dhe forcimin e kapaciteteve të ekspertëve të sigurisë kibernetike, duke qënë se mundësojnë kombinimin e zgjidhjeve teknike me buxhetin e alokuar. Ekipet e mbrojtjes nëpërmjet trajnimeve të tilla shkëmbejnë e njohuritë dhe përvojat, duke kontribuar në një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe vendeve të rajonit në përballimin e sfidave kibernetike.